TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Nëntor 2025, 13:02

Luizi dhe Kiara publikojnë trailerin e filmit të tyre, në rrjet ‘vërshojnë’ komentet negative

Shkruar nga Pamfleti

Luizi dhe Kiara publikojnë trailerin e filmit të tyre, në rrjet

Filmi i Luizit dhe Kiarës presupozohej të ishte i mezi-pritur për publikun shqiptar. Por ja që nuk ndodhi ashtu. Pas publikimit të trailerit, çifti i famshëm ka hasur një ‘lumë’ kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale.

Për Kiarën, të gjitha komentet negative vijnë nga një numër llogarish të rreme, të gjitha me qëllim për të sabotuar filmin.

Në reagimin e saj, moderatorja u shpreh se po përballet me një sulm të organizuar nga profile anonime.

Ajo shkroi:

“Janë disa grupe të organizuara që mundohen të prishin postimet. Si nuk lodheni duke hapur accounts? Pse nuk shikoni punën tuaj? Nëse nuk ju pëlqen, mos e shihni!”

Duke vijuar me një tjetër reagim, ajo theksoi lodhjen nga llogaritë anonime që krijohen me qëllim sulmi:

“Nuk e di kush ka më shumë energji këtu: unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta vetëm për të shpërndarë vrer.”

Kiara komentoi edhe faktin që shumë prej këtyre profileve nuk kanë identitet real:

“Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë. Flisni, shkruani, shpikni… unë prapë jam këtu me emër, me fytyrë dhe me jetë.”

Ajo e mbylli reagimin me një mesazh për kritikët:

“Ju vazhdoni me komentet. Unë vazhdoj me suksesin.”

Nuk dihet nëse kjo gjë do të ndikojë në suksesin e filmit dhe në uljen e spektatorëve, por mbetet të shihet.

Luizi dhe Kiara publikojnë trailerin e filmit të tyre, në rrjet Luizi dhe Kiara publikojnë trailerin e filmit të tyre, në rrjet Luizi dhe Kiara publikojnë trailerin e filmit të tyre, në rrjet

luizi dhe kiara trailer

Lini një Përgjigje