Showbiz30 Mars 2023, 08:10

Luizi fenomen edhe në Kosovë, Albin Kurti: Për besë nuk e njoh!

Shkruar nga Pamfleti
Luizi fenomen edhe në Kosovë, Albin Kurti: Për besë nuk e

"Big Brother VIP Albania" këtë vit i ka përfshirë të gjithë, e sigurisht merita më e madhe i takon atij: Luiz Ejllit. Ai nuk ka fansa vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Mbrëmjen e djeshme edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur mbi Luizin. Në një intervistë në "Debat Plus" kreu i qeverisë iu përgjigj pesë pyetjeve nga publiku, e mes tyre dikush e pyeste nëse e njihte Luizin.

Por, për habi të shumëkujt, Kurti e mohoi ta njihte, teksa shtoi se ndoshta është edhe keq, pasi nuk po ndjekë diçka që ndjek edhe populli.

“Për besë nuk e di. Nuk e ndjek, ndoshta s’është edhe mirë se nuk po ndjek diçka që e ndjek populli, por nuk e di. Nuk e njoh”, tha Kurti.

big brother vip albania albin kurti