Showbiz27 Mars 2023, 10:46

Luizi zbulon ‘komplotin’ mes Oltës dhe Qetsorit: Bëja sikur flija dhe i dëgjova

Shkruar nga Pamfleti

Luizi zbulon ‘komplotin’ mes Oltës dhe Qetsorit: Bëja

Tashmë, pas daljes së Kiarës nga “Big Brother Vip Albania”, Luizi do ta vazhdojë garën me të gjitha strategjitë e tij, duke qënë i lirshëm.

Në kohën e drekës ai ka dëgjuar Oltën dhe Qetsorin në një bisedë teksa këngëtari bënte sikur flinte. Këtë informacion ai e ndau me Kristin e më pas me banorët e tjerë.

“I dëgjova këta të dy duke folur, po bëja sikur po flija,” tregon Luizi.

Më tej, ai shton se dyshja po tregonin se të martën do dalë Keisi.

“I provokova kot, i dëgjova duke thënë që del Keisi të martën, dhe kjo Olta filloi duke bërë fushatë, jo duhet të dalë Keisi se ajo gjëja që i doli me Lorencin ishte e madhe”

Nga ana tjetër Qetsori tha se nuk ishte kështu, duke mohuar akuzat e Luizit.

luizi komploti olta dhe qetsori