
Diola është pyetur se cili është politikani më seksi teksa ajo pa ngurruar ka treguar se sipas saj, politikani më seksi është Edi Rama.
E ftuar në “Mos i bjer me top” ishte nutricionistja Diola Dosti, e cila duket se nuk është përgjigjur pa komplekse çdo pyetje të bërë.
Diola është pyetur se cili është politikani më seksi, teksa ajo pa ngurruar ka treguar se sipas saj, politikani më seksi është Edi Rama.
“Unë jam sapioseksuale dhe për mua truri është i pari. Por edhe gjatësia, stili…”- tha Diola.
Ndërkohë Diola tregoi në emision për përkushtimin ndaj punës dhe fëmijëve të saj, ndërsa shtoi se vazhdon të jetë beqare, duke hedhur poshtë zërat se është në një lidhje me një reper të njohur shqiptar.
Ajo gjithashtu zbuloi se çfarë ndodhi me Nita Latifin, këngëtaren me të cilën krijoi miqësi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Vip. Në fund ajo u pajtua me mikeshën e saj, duke i thënë se e do.
Lini një Përgjigje