Klevisa është një ndër fermeret më të reja në Fermë dhe me të hyrë, ajo shfaqi interes për Indrin. Nuk ka kaluar shumë kohë kur ajo i rrëfeu Romirit se e njeh Indrin më herët, por tanimë i ka përmendur detaje nga njohja jashtë edhe vetë Indrit, ku ky i fundit nuk e mohon, madje tregon se kanë edhe foto bashkë.
Klevisa: A mban mend çfarë kam patur unë veshur tek sfilata?
Indri: Jo tash, mos e ekzagjero
Klevisa: A ke qenë te sfilata?
Indri: Po
Klevisa: E mban mend një veshje të kuqe, si e hapur kështu?
Indri: Po
Klevisa: Ajo kam qenë unë
Indri: Ahaa, më duket se kemi edhe foto bashkë
Klevisa: Kena, kena
Indri: Kena ë?
E sipër t’u shfajësuar tek produksioni, Klevisa afron mikrofonin pranë gojës dhe shton:
Unë nuk e mbaja mend që e njihja Indrin nga jashtë, ju betohem. E kisha harruar fare.
Ju si mendoni, pas gjithë atyre detajeve, e kishte harruar apo jo?
Lini një Përgjigje