TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Shtator 2023, 09:33

‘Më bënë dashnore të Bledi Manes’, Shqipe Hysenaj i përgjigjet Eriola Doçit: Ai duhet të përmirësojë sjelljen sepse nuk është normale

Shkruar nga Pamfleti

‘Më bënë dashnore të Bledi Manes’, Shqipe

Në rubrikën “Trotuar” tek “E Diell”, u trajtua ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’.

Vajzat e ftuara në studio u shprehën se ndjekësit në rrjetet sociale i kritikojnë për veshjet, për gjuhën që përdorin në “Instagram” apo edhe në televizion. Madje shtuan se përveçse marrin ofendime nga më të ndryshmet, ka nga ata që edhe mallkojnë si për shembull, “vdekshi, mos u martofshi”.

Kur mori fjalën, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.

“Rasti konkret i imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.

Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu na ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’.

Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi:

“Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe duhet të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocave…”.

 

bledi mane erjola doci shqipe hysenaj

Lini një Përgjigje