Showbiz 5 Maj 2023, 22:58

“Më kërcënoi me vdekje”, Kiara i përgjigjet Teas: Po shpif, kërkon të marrë vëmendje

Shkruar nga Pamfleti

“Më kërcënoi me vdekje”, Kiara i përgjigjet

Kiara Tito, një ish-banore e Big Brother Vip, e ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshajn, u pyet për deklaratën e Tea Trifonit, e cila tha pak më parë në studio se kunati i moderatores e ka kërcënuar me jetë.

Kiara e mohoi deklaratën.

Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.

Kiara: S’është e vërtetë.

Donaldi: Ishte shumë e prekur.

Kiara: Vërtetë?

Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.

Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.

 

kiara tea kercenim