Showbiz 7 Qershor 2023, 12:48

Menaxheri i Efit shpërndarës droge, kapet në flagrancë dhe arrestohet

Shkruar nga Pamfleti

Menaxheri i Efit shpërndarës droge, kapet në flagrancë dhe

Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata u kapën me rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Një nga të arrestuarit është Xhoi Bare, menaxheri dhe shoku i Efi Dhedhes e njëkohësisht gazetar në Why Not nga Roza Lati. Kujtojmë që teksa Efi ishte pjesë e “BBV”, Ai dilte në intervista si menaxheri i saj.

Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagram-in madje pas herës së parë që doli Efi ata ishin bashkë me pushime në Tailandë.

menaxheri efi arrestim