TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Qershor 2026, 15:09

Mesazhi i Neomalësores ndaj Bajrave, Rogerti: Dikush t’i marrë telefonin!

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi i Neomalësores ndaj Bajrave, Rogerti: Dikush t’i marrë

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale pas një postimi të bërë një ditë më parë, ku i është drejtuar me një mesazh të ashpër fisit Bajraj.

Në deklaratën e saj, Koçeku paralajmëron se nëse familjarëve të saj u preket qoftë edhe një fije floku, ajo do të reagojë ashpër, duke përdorur gjuhë kërcënuese që ka ngjallur debat në publik.

Pas këtij postimi, ka reaguar ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Rogert Sterkaj, i cili ka publikuar një reagim në Instagram duke i sugjeruar familjarëve dhe miqve të deputetes që t’i kufizojnë aksesin në rrjetet sociale.

“Një këshillë e sinqertë për familjen dhe miqtë e ngushtë të Marjana Koçekut: dikush duhet t’ia marrë telefonin dhe t’ia mbyllë llogarinë në Instagram. Pikë!”, ka shkruar Sterkaj.

Ai ka vijuar më tej me një analizë kritike të sjelljes së saj, duke e cilësuar reagimin e Koçekut si një formë vetësabotimi dhe humbje kontrolli.

“Sa më shumë që Marjana Koçeku reagon me kërcënime dhe polemika, aq më shumë minon besueshmërinë e saj. Ndonjëherë, lëvizja më e zgjuar është të tërhiqesh, të shkëputesh dhe të rifitosh perspektivën”, ka shtuar ai.

Debati mes palëve ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku përdoruesit janë ndarë në qëndrime të ndryshme lidhur me deklaratat e dy figurave publike.

Mesazhi i Neomalësores ndaj Bajrave, Rogerti: Dikush t’i marrë

rogert sterkaj bajrajt neomalesore

2 Komente

  1. S
    Shkoder

    Çmenduria. Te izolohet, thotë ky cmenuria. Pa ku jetojme ne, apo jemi ne Palermo?! Nha nje grup banditësh cernagor, te izolohen ne shtetin shqiptar?!

    1. U
      UNS

      Si s'doli njeri ta shembi ne dru ket hajvan! Mashkull kurve!

      Lini një Përgjigje