TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Prill 2026, 15:45

“Mezi prisni të bëni diçka jashtë, ti dhe Miri”, plas keq mes Rogertit dhe Selin

Shkruar nga Pamfleti
“Mezi prisni të bëni diçka jashtë, ti dhe
“Mezi prisni të bëni diçka jashtë, ti dhe Miri”, plas keq mes Rogertit dhe Selin

Vetëm pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania, tensionet brenda shtëpisë kanë arritur kulmin, me debate gjithnjë e më të forta mes banorëve.

Në një përplasje të fundit, Rogerti dhe Selin janë përfshirë në një diskutim të ashpër, ku nuk kanë munguar akuzat dhe tonet e larta.

Debati nisi pasi Rogerti riktheu në vëmendje situata të mëparshme që lidhen me Mirin dhe Selin, duke bërë komente që sollën reagim të menjëhershëm nga kjo e fundit.

“Ç’ka the? Thuaje, thuaje tamam, o frikacak,” i është drejtuar Selin, duke e sfiduar hapur.

Nga ana tjetër, Rogerti u shpreh: “Mund të bini në dashuri kur të dilni jashtë” duke nxitur edhe më shumë tension.

Reagimi i Selin ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “O burracak, që ke dashur të bësh lojë me vajza.”

Rogerti: Kështu mendoj unë, ky e ka mbajtur derën hapur edhe me zor prisni të bëni diçka jashtë që këtu nuk bëhet.

Selin: Me dëgjo, nuk ta mban, pusho, ta them një gjë. E para njëherë, je i frikësuar se në jetën tënde, as fermat që i ke afër nuk janë aq të forta sa jam unë përballë, e dyta; mos harro që këtu brenda përballë vajzave ke bërë një lojë aq të shpifur, sa që ke bërë thirrje te burrat e familjeve të vajzave atje jashtë, se e ke ditur se loja jote e degjeneruar.

selin sherr rogerti

Lini një Përgjigje