
Një moment i veçantë dhe plot emocione është regjistruar në Ferma VIP, ku Ilir Shaqiri u surprizua me një video-mesazh nga bashkëshortja dhe vajza e tij.
Mesazhi preku jo vetëm për ndjenjat familjare, por tërhoqi vëmendjen edhe për praninë e partnerit të vajzës së tij në urim.
Pas transmetimit të videos, balerini u pyet nga bashkëfermerët për raportin me partnerin e vajzës. Ai zgjodhi të përgjigjej hapur dhe me humor, duke zbuluar se i riu jeton në të njëjtën shtëpi me familjen e tij.
“E kam në shtëpi. Kjo është gjëja më e bukur, më fantastike që mund të ekzistojë. I dashuri i vajzës qëndron në shtëpi me ne. Kemi një shtëpi që na e lejon që të kenë privatësinë e vet. Jam shumë i kënaqur që nuk e kam gocën në shtëpi tjetër dhe që e kam në kontroll këtë bandillin që me siguri po dëgjon, po nuk merr vesh asgjë. I kam thënë, nëse nuk mëson shqip, i kemi problem gjërat bashkë,” u shpreh ai me batutë.
Deklarata e Ilir Shqiri u prit me të qeshura nga banorët, ndërsa momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke sjellë një tjetër anë të tij më familjare dhe plot humor.
Lini një Përgjigje