TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Maj 2026, 11:02

Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin

Shkruar nga Pamfleti
Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin
Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin

Mbrëmja e kaluar në spektaklin “Ferma VIP” solli një nga momentet më të papritura të këtij edicioni, i cili u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në qendër të vëmendjes ishin balerini Ilir Shaqiri dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, të cilët po merrnin pjesë në një lojë brenda fermës, e njohur si sfida e “mos reagimit”. Gjatë saj, Ilir Shaqiri u përpoq ta provokonte Mimoza Ahmetin duke iu afruar shumë pranë dhe duke përdorur gjeste e mimika të ndryshme për ta bërë të humbiste përqendrimin dhe të reagonte.

Megjithatë, situata mori një drejtim krejtësisht të papritur. Në vend që të qeshte apo të largohej nga loja, Mimoza Ahmeti ruajti qetësinë dhe në një moment iu drejtua balerinit me pyetjen: “A të bëj një gjë të frikshme?”.

Menjëherë më pas, ajo e kapi Ilir Shaqirin nga fytyra dhe e puthi në buzë, duke lënë të habitur banorët e tjerë të fermës. Reagimet në shtëpi ishin të menjëhershme, ndërsa surpriza dhe emocionet nuk munguan pas veprimit të shkrimtares.

Skena është bërë virale në rrjetet sociale, ku po komentohet gjerësisht nga përdoruesit si një nga momentet më të pazakonta të këtij sezoni të “Ferma VIP”.

Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin

mimoza ahmeti puth në buzë ilir shaqirin

Lini një Përgjigje