TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Mars 2026, 12:55

Moza Ahmeti do largohet më 15 prill? Ftesa në Paris ngre dyshime

Shkruar nga Pamfleti
Moza Ahmeti do largohet më 15 prill? Ftesa në Paris ngre dyshime
Moza Ahmeti do largohet më 15 prill? Ftesa në Paris ngre dyshime

Ashtu siç pritej, shkrimtarja Mimoza Ahmeti u kthye në ‘fenomen’ për publikun shqiptar që në natën e parë kur hyri në ‘Ferma Vip 3’.

Një deklaratë e fundit nga blogeri Olti Curri ka ngjallur interes në rrjet, pasi ai ka lënë të kuptohet se Mimoza Ahmeti mund të mos e vijojë garën në spektaklin Ferma VIP pas datës 15 prill.

Sipas tij, arsyeja e këtij vendimi të mundshëm lidhet me një angazhim artistik jashtë vendit.

Ahmeti thuhet se është ftuar të marrë pjesë në një aktivitet të rëndësishëm në Paris, çka mund ta detyrojë të shkëputet nga formati televiziv.

Nëse kjo lëvizje konfirmohet, pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në zhvillimet brenda spektaklit, duke ndryshuar balancat dhe strategjitë e lojës.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga vetë Ahmeti dhe as nga produksioni i “Ferma VIP”, duke e lënë këtë çështje në nivel thashethemesh.

Publiku mbetet në pritje të një konfirmimi, për të kuptuar nëse një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni do të largohet para përfundimit të garës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faber Media (@fabermedia.al)

mimoza ahmeti olti curri ferma vip

1 Komente

  1. T
    Tironcja

    Ky largim nese edhte i vertete i zbeh bukurine spektaklit. Moza eshte e paperseritshme(vetvetja).

    Lini një Përgjigje