TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Mars 2026, 09:55

"Martesa është vetëm një...", Edisa flet në BBV për plagën e saj më të madhe

Shkruar nga Pamfleti
"Martesa është vetëm një...", Edisa flet në
BBVA

Gjatë një interviste në “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, Edisa ka ndalur te një nga momentet më të ndjeshme për të brenda shtëpisë së BBVIP: përplasja me Nikolin.

E pyetur nga Rogerti përse u ndikua nga komenti lidhur me mëmësinë, ajo shpjegoi se bëhet fjalë për një çështje thellësisht personale, e lidhur me pritshmëritë që kishte ndërtuar për jetën e saj.

Edisa tregoi se në të kaluarën kishte menduar se deri në moshën 30-vjeçare do të kishte krijuar familje dhe do të kishte fëmijë. Sipas saj, komenti i Nikolit e preku, pasi u interpretua sikur ajo ishte “e paplotësuar”.

“Unë kur kam qenë 23 vjeç kam menduar se deri në të 30-at e mija kam menduar se do të kisha 2-3 fëmijë. Më preku fakti se ajo donte të më nxirrte si të paplotësuar, patjetër që e dua, por për një arsye apo një tjetër, nuk ka ndodhur”.

Ajo theksoi se dëshira për të pasur fëmijë vazhdon të jetë e pranishme, por për arsye të ndryshme kjo nuk është realizuar ende.

Në lidhje me marrëdhëniet personale, Edisa u shpreh se gjithmonë ka dhënë maksimumin, ndërsa mungesën e një përfundimi e lidh me fatin.

“Në marrëdhëniet e mija, jap maksimumin, dhe në qoftë se nuk është finalizuar ka qenë fati…”.

Në vijim, ajo ndau edhe këndvështrimin e saj për martesën, duke theksuar se nuk e konsideron si një institucion thelbësor. Edisa u shpreh e hapur ndaj bashkëjetesës dhe krijimit të një familjeje edhe pa martesë, duke vënë theksin te rëndësia e ndjenjës mbi formalitetin.

“Insitucionin e martesës nuk e kam të rëndësishëm, mund të bashkëjetoj, të bëj fëmijë.

Preferoj të jem e dashuruar gjatë gjithë jetës më shumë se sa martesën, është një dokument…”., tha ajo.

Lini një Përgjigje