Loredana Brati dhe Valbona Mhilli, të njohura nga edicioni i katërt i “Big Brother VIP Albania”, janë rikthyer në vëmendje me debatet e tyre të mëparshme gjatë një paraqitjeje në “Fan Club” të dielën e kaluar.
Gjatë diskutimit për raportin mes Brikenës dhe Mateos, dy ish-konkurrentet sollën në fokus edhe marrëdhënien e tyre të kaluar. Loredana kishte qenë në një lidhje me këngëtarin, ndërsa Valbona e njihte atë si mik të afërt edhe jashtë shtëpisë.
Në bisedë, Valbona iu drejtua Loredanës duke rikujtuar situatat brenda shtëpisë: “Në Big Brother-in tënd ishte gjithmonë ‘Jozi e ka fajin’”. Loredana reagoi menjëherë duke u përgjigjur: “Sepse kishte faj”.
Megjithëse kanë kaluar kohë nga përfundimi i spektaklit, duket se marrëdhënia mes tyre mbetet e tensionuar. Nga sa u kuptua, Loredana aktualisht nuk ka kontakte me Valbonën.
Sa i përket lidhjes së saj me këngëtarin, ajo vazhdoi për një periudhë të shkurtër edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, përpara se dyshja të vendoste të ndante rrugët.
Lini një Përgjigje