Showbiz16 Prill 2023, 10:50

Ndarja e bujshme mes Pique dhe Shakira do të studiohet në universitet

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja e bujshme mes Pique dhe Shakira do të studiohet në universitet

Kënga e këngëtares kolumbiane Shakira “BZRP Music Sessions #53” theu rekorde shikueshmërie dhe do të studiohet në Universitetin e Castilla-La Mancha (UCLM). UCLM njoftoi së fundmi për një konferencë për të studiuar implikimet e ndarjes nga fusha të ndryshme të së drejtës, nga e drejta për privatësi, nderi dhe vetë imazhi tek e drejta ndërkombëtare.

Konferenca “Ndikimet ligjore të çështjes Shakira dhe Pique në lidhje me 53 BZRP” u mbajt ditën e djeshme në Shkollën e Shkencave Sociale të Universitetit të Cuenca. “Është e qartë që synon studentët e drejtësisë dhe njerëzit që janë kuriozë,” shpjeguan ata. Qëllimi është të afrohen studentët me disa çështje ligjore relevante duke përdorur një temë që ata njohin përmes medias dhe për të cilën janë të interesuar.

Në shtator 2022, u njoftua se si Universiteti i Nju Jorkut ashtu edhe Universiteti Shtetëror i San Diegos përfshinin kurse mbi ndikimin dhe kontributet e Lana Del Rey dhe Bad Bunny. Pavarësisht polemikave rreth ndarjes së Pique me Shakira, është bërë e qartë se ish-mbrojtësi i Barcelonës ka qenë gjithmonë një baba shumë i përkushtuar. Pique i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e tij, por ai do t’i shohë më rrallë tani, pasi Shakira u largua nga Barcelona për t’u transferuar në Miami.

pique shakira divorc universitet