TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Prill 2026, 14:04

Ndarja paska qenë sa për klikime? Ina dhe Kejsi filmohen së bashku

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja paska qenë sa për klikime? Ina dhe Kejsi filmohen së
Ndarja paska qenë sa për klikime? Ina dhe Kejsi filmohen së bashku

Vetëm pak kohë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, deklaroi në Top Albania Radio se lidhja e tij me Inën kishte marrë fund.

Por zhvillimet e fundit duket se tregojnë një tjetër histori.

Një video e publikuar nga “Fan Club” në Instagram ka rikthyer dyshimet mbi raportin e tyre, duke i vënë sërish në qendër të vëmendjes. Në pamje, dyshja shfaqet tepër e afërt, në një situatë që ka bërë ndjekësit të aludojnë për më shumë sesa një miqësi të thjeshtë.

Keijsi shihet duke i bërë foto Inës, ndërsa ajo afrohet pranë tij në një mënyrë që krijon një atmosferë intime dhe të ngrohtë mes tyre.

Deri në këto momente, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën, duke lënë të hapur interpretimet nëse bëhet fjalë për një ribashkim apo thjesht një raport të mirë pas ndarjes.

Kujtojmë se Keijsi dhe Ina u njohën fillimisht në “Përputhen”, ku e cilësuan marrëdhënien si miqësi. Në atë kohë, ai ishte i përfshirë në një lidhje me Stelinën, një tjetër ish-konkurrente e formatit.

Më vonë, gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP”, dinamika mes tyre ndryshoi, duke u shoqëruar edhe me afrimitet dhe momente intime, përfshirë puthje në buzë.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo afërsi e fundit është një shkëndijë e re mes tyre apo thjesht një miqësi që nuk është shkëputur kurrë plotësisht.

ina kejsi video

Lini një Përgjigje