Showbiz20 Qershor 2024, 11:45

“Ndihet i shkatërruar”, Brad Pitt i frikësohet poshtërimit publik nga ana e fëmijëve të tij

Shkruar nga Pamfleti

“Ndihet i shkatërruar”, Brad Pitt i frikësohet

Aktori i njohur Brad Pitt është i frikësuar për shkak se mund të përballet me një poshtërim shumë të madh nga fëmijët e tij. Kjo është zbuluar nga burime të afërta pranë tij për revistën ‘Closer’. Burimi në fjalë thekson se gjithçka ka ardhur për shkak se Brad Pitt e ka të pamundur që të ballafaqohet me fëmijët dhe avokatët e tij për shkak të kontrollit që Angelina Jolie ka.

I gjithë ky shqetësim dhe e gjithë kjo frikë vjen për shkak edhe të lëvizjeve që fëmijët e tij kanë bërë publikisht deri më tani. Më i fundit ka qenë vendimi i Shiloh, e cila së fundmi ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri. 18-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Los Angeles, e cila edhe pse ende nuk është zyrtare, mediat kanë bërë të ditur se në të ardhmen ajo do të nënshkruajë si Shiloh Jolie.

Gjithashtu u tha se ajo kishte punësuar një avokat personal. Për shkak të vendimit të saj, ka folur një burim pranë Brad Pitt, i cili ka thënë se aktori është i shkatërruar nga ky vendim i vajzës së saj, por prej vitesh nuk ka marrëdhënie të mira me fëmijët. Mesa duket vendimi është kolektiv për të hequr “Pitt” nga mbiemri i tyre.

Rikujtojmë gjithashtu se djali i tij, Pax e quajti babanë e tij ‘të neveritshëm’ me anë të një postimi në Instagram të bërë disa muaj më parë. Ai shkroi se:

“Ju e keni bërë jetën e njerëzve të mi më të afërt një ferr të vazhdueshëm. Mund t’i thuash vetes dhe botës çfarë të duash, por e vërteta do të dalë në dritë një ditë. Pra, gëzuar Ditën e Babait, o qenie njerëzore e tmerrshme! Ju nuk keni konsideratë apo ndjeshmëri ndaj katër fëmijëve tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tuaj. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime”.

brad pitt femijet poshterim publik