TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Prill 2026, 15:43

Stenaldo kërkon një shtëpi për nënën, hapet GoFundMe për ish-banorin e Big Brother

Shkruar nga Pamfleti
Stenaldo kërkon një shtëpi për nënën, hapet
Stenaldo kërkon një shtëpi për nënën, hapet GoFundMe për ish-banorin e Big Brother

Një nismë mbështetëse është hapur në platformën GoFundMe për Stenaldo Mëhilli, ish-banorin e Big Brother VIP Albania, i cili po përballet me vështirësi ekonomike.

Pas daljes nga spektakli, Mëhilli ka treguar gjatë një transmetimi live situatën e tij të vështirë, duke kërkuar ndihmë për të siguruar një shtëpi. Ai jeton së bashku me nënën e tij në Tiranë dhe dëshiron t’i ofrojë asaj kushte më të mira jetese, qoftë përmes blerjes apo ndërtimit të një banese.

Reagimet nga ndjekësit dhe publiku kanë qenë të menjëhershme, duke nxitur nisjen e kësaj fushate për mbledhjen e fondeve. Qëllimi i saj është të mundësojë përmirësimin e jetesës së Stenaldos dhe të nënës së tij.

Stenaldo Mëhilli ka shënuar historinë si banori i parë i verbër që ka marrë pjesë në një edicion të Big Brother, duke përballuar këtë sfidë me sukses dhe duke treguar vendosmëri dhe guxim gjatë gjithë eksperiencës.

 

stenaldo mehilli gofundme

Lini një Përgjigje