TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Prill 2026, 15:00

Tension në BBV 5 para dasmës së Brikenës dhe Mateos, Rogerti paralajmëron ‘trazira’ gjatë ceremonisë

Shkruar nga Pamfleti

Tension në BBV 5 para dasmës së Brikenës dhe Mateos, Rogerti

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është ndezur ndjeshëm pak orë para dasmës së Brikenës dhe Mateos. Ceremonia, e konfirmuar përmes zarfit të mbërritur gjatë ditës, duket se nuk do të kalojë pa tensione.

Para nisjes së organizimit, banorët janë përfshirë në diskutime të forta, ku veçanërisht Rogerti ka marrë qendër në debat. Ai ka paralajmëruar në mënyrë të drejtpërdrejtë se prania e tij nuk do të jetë e zakonshme dhe se mund të ndërhyjë gjatë ceremonisë.

Rogerti: Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën.

Debati mes tij dhe Mateos ka vijuar me tone të forta:

Mateo: Të pyeti njeri ty? Prishe.
Rogerti: Do ta prish pra. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë.
Mateo: Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty.

Kjo përplasje ka shtuar dyshimet se situata mund të dalë jashtë kontrollit gjatë mbrëmjes, duke e bërë dasmën më të pritur edhe më të diskutueshme.

Banorët dhe publiku tashmë po presin me ankth zhvillimet e mbrëmjes, ndërsa tensioni dhe pritshmëritë e larta e bëjnë këtë moment një nga pikat kulmore të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

bbva dasma rogerti trazira

Lini një Përgjigje