TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Mars 2026, 14:50

Një natë vendimtare po afrohet: të mërkurën zbulohet gjithçka në Big Brother

Shkruar nga Pamfleti
Një natë vendimtare po afrohet: të mërkurën zbulohet
Një natë vendimtare po afrohet: të mërkurën zbulohet gjithçka në Big Brother

Mbrëmjen e sotme, Big Brother VIP 5 nuk do të transmetohet në ekranin e Top Channel, pasi do të jepet ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë, për kualifikueset në Botëror.

Sipas promos së publikuar në Instagram, spektakli i madh është zhvendosur për nesër mbrëma. Përmes videos, organizatorët paralajmërojnë se do të bëhet e ditur edhe data e finales dhe numri i finalistëve të këtij edicioni të pestë.

“Big Brother VIP kaloi 100 ditë…
Kur do të jetë finalja e madhe?
Sa finalistë do të ketë ky edicion?
Zbulojini të mërkurën! Në Big Brother VIP, ora 21:00, me Ledion,” thuhet në postim.

Në nominim për eliminim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës.

Tashmë, të mërkurën do të vendoset se cili banor është më pak i votuar nga publiku dhe do të largohet nga shtëpia e BBVA.

bbva5

1 Komente

  1. v
    vk

    Wowo, cfare do bejme ker te na ike Vellai i Madh?! Si do ta shtyjme diten?!

    Lini një Përgjigje