
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ndonëse nuk ka shumë javë që është bërë nënë për herë të parë, duket se mezi pret të rikthehet në jetën artistike.
Ajo kësaj radhe ka publikuar si story në profilin e saj në Instagram video të saj, ku është duke kënduar “live”.
“Nëse mendoni se më keni parë mua, nuk më keni parë akoma”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e njërës nga videot e saja.
Artisja ka lënë shumë spekulime të hapura se për çfarë bëhet fjalë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Lini një Përgjigje