TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Tetor 2025, 09:58

Nuk di kush është president i Shqipërisë, por merr vesh nga ironia; Rizarta sqaron deklaratën për Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti

Nuk di kush është president i Shqipërisë, por merr vesh nga

Deklarata e blogeres Rizarta Hoxha se “Presidenti i Republikës është Ilir Meta, që është në burg”, ishtse ‘kryefjalë’ e mediave rozë pak kohë më parë dhe jo pa arsye.

Teksa nuk mbeti njeri pa ‘vënë duart në kokë’ me këtë deklaratë dhe pa komentuar, Rizi doli me një postim në Instagram, ku shprehej aq e zhgënjyer nga bashkëkombasit e saj, sa donte të largohej fare nga Shqipëria.

Ndërsa ditën e djeshme, ish-banorja e Big Brother doli me një tjetër variant. Mbase e instruktuar nga dikush, ajo tha se në fakt fjalia e saj kishte qenë ironi për pushtetin. Madje ajo thotë se “shpresoj që presidenti të jetë zgjuar”.

“Mendoj se u kuptua. Sqarimi nuk është shumë i nevojshëm, ishte ironi dhe kritikë e pushtetit që kemi . Ku janë drejtuar fijet e pushtetit dhe pse kemi një politikë kaq të fjetur.

Presidenti paraardhës ishte në burg, rrjedhimisht kuptohej që nuk ishte ai. Shpresojmë që presidenti të jetë zgjuar dhe është gjë e mirë që e njeh e gjithë Shqipëria”-tha Rizarta.

Madje, për të treguar që ‘merr vesh se ç’bëhet’ në politikën shqiptare, blogerja kritikoi edhe dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Begaj.

Nejse, Rizi të paktën u përpoq, pavarësisht se ‘Dielli nuk mbulohet dot me shoshë’. (Rizi, kjo ishte ironi!)/ Pamfleti

rizarta hoxha ilir meta sqarim

1 Komente

  1. k
    katrori qe kthehet ne rreth

    Mbylleni kete mut rreth katror ose kubik se degjeruat tope qenefin ne idjotizmat e cako leshit

    Lini një Përgjigje