TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Janar 2024, 16:13

Nuk fitoi gjë si deputete, Ori Nebijaj kthehet tek Gysi i Doganave

Shkruar nga Pamfleti

Nuk fitoi gjë si deputete, Ori Nebijaj kthehet tek Gysi i Doganave

Opinionistja e Big Brother Vip3 është kthyer sërish në krahët e Gysit të Doganave.

Sa për kujtesë, bjondja e ekranit të TCH dhe deputete e opozitës me vulë ishte dikur e lidhur me Ergys Hoxhën, ose siç njihet nga “Pamfleti”, Gysin e Doganave.

Thasët me para të Gysit arritën ta bëjnë deputete Orielën, por fatkeqësisht ai qëlloi pak i dhunshëm dhe vajza e ekranit që si deputete nuk tha asnjë fjalë (jo se po thotë ndonjë gjë si opinioniste), u largua nga ajo lidhje toksike.

Në fund të fundit, qëllimit për t’u bërë deputete sa për figurë, ia arriti.

Por ja që kjo opozitë, si ajo me vulë, si ajo pa vulë, nuk arriti dot të bëjë “hajër” dhe mbeti pa pjesë “tepsie”, rrjedhimisht mbeti e varfër. Kështu, Gysi e thirri prapë Orielën dhe kësaj here bukuroshja nuk kundërshtoi.

Mbase kemi dasmë shumë shpejt, sepse Gysi është i vendosur ta marrë për grua. Epo, me trashëgime! /Pamfleti

oriela nebijaj gysi i doganave

Lini një Përgjigje