
Pas paralajmërimeve të pronarit të ONIMA-s, Erkand Shabani, për ndjekje ligjore ndaj atyre që e akuzuan pas incidentit me Gjestin, disa nga artistët e përfshirë nuk kanë qëndruar duarkryq.
Përgjigjet e tyre kanë qenë të menjëhershme dhe të forta, duke treguar se mosmarrëveshjet me kompaninë muzikore nuk kufizohen vetëm tek Gjesti.
Xheneta Fetahu ka zgjedhur sarkazmën për t’i kthyer përgjigje Shabanit. Në Instastory, ajo shkroi se situata po ngjan me “gjyqin e shekullit” dhe e ftoi të drejtohet në gjykatat më të mëdha. Por nuk ndaloi me kaq: e goditi me një kritikë të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar që të paguajë punëtorët, pasi “boll djersë ka ngrënë”.

Zanfina Ismaili ishte më e rezervuar, por po aq e qartë: një emoji duke gogësirë mbi sfond të zi tregoi se deklaratat e gjata dhe kërcënimet me padi nuk i bëjnë fare përshtypje.

Edhe G-Bani nuk i la vend imagjinatës. Në një video të publikuar, reperi u shpreh pa dorashka se nuk e quan dot Shabanin “zotëri” dhe i qëndron çdo fjale që ka thënë më parë, përfshirë edhe etiketimin “skllavopronar”. Sipas tij, Gjesti nuk e meriton të jetë në burg dhe faji i vërtetë bie mbi vetë pronarin e ONIMA-s, të cilin e krahasoi me diktatorë dhe përbindësha që përpiqen të mbrojnë iluzionin e tyre.
View this post on Instagram
Ky rreshtim reagimesh tregon se mosmarrëveshjet me ONIMA-n nuk janë çështje e një artisti të vetëm; disa nga emrat më të njohur të skenës shqiptare kanë shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj mënyrës se si menaxhohet kompania, duke nxjerrë në pah tensionet e brendshme që ekzistojnë prej kohësh.
Lini një Përgjigje