
Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me kuizin e zhvilluar së fundmi brenda shtëpisë, duke ndarë përvojën e saj personale nga izolimi.
Në postimin e saj, Sara thekson se formati i “Big Brother VIP Albania” nuk është thjesht një spektakël argëtues, por një eksperiment social që teston reagimet dhe aftësitë e individëve në kushte izolimi. Sipas saj, qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambient të tillë ndikon drejtpërdrejt në kujtesë dhe përqendrim.
Ajo shpjegon se pas disa javësh, edhe gjërat më bazike bëhen të vështira për t’u kujtuar, duke sjellë shembuj konkretë nga eksperienca e saj dhe e banorëve të tjerë.
“Po, ndonjëherë është injorancë ama mos harroni: Big Brother u krijua si eksperiment social, jo si show, për të parë pasojat e izolimit, ndër të parat e cila është humbja e memories, qoftë edhe për gjërat më bazike,” shprehet ajo.
Sara kujton se pas disa javësh në shtëpi, edhe artistë si Bardhi nuk arrinin të mbanin mend tekstet e këngëve të tyre, ndërsa vetë ajo kishte vështirësi të kujtonte emra apo edhe numrin e telefonit.
“Unë nuk mbaja mend emrat e zysheve të mia gjatë një bisede, e as numrin tim të telefonit. Kishim vështirësi të gjithë pas muajit të parë të kujtonim edhe emrin e ndonjë gatimi specifik apo fjalë në gjuhë të huaj,” vijon ajo.
Në fund të reagimit, Sara thekson se vetë sfidat e formatit janë ndërtuar pikërisht për të testuar këtë aspekt: kush arrin të ruajë kujtesën më të fortë pas një periudhe të gjatë izolimi, dhe jo për të vlerësuar nivelin e dijes.
Ajo e mbyll mesazhin me një apel për publikun: “Mos gjykoni pa e provuar si eksperiencë në lëkurë.”

Lini një Përgjigje