
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimet mbi standardet e ndëshkimeve në “Big Brother VIP Albania”.
Në pamjet që janë bërë virale, shfaqen dy banorët, Miri dhe Artani, teksa ndodhen në ambientet e kuzhinës. Situata tensionohet papritur, ku Miri shihet duke e shtyrë Artanin me krah, në një moment të ngarkuar emocionalisht. Menjëherë pas këtij veprimi, debati mes tyre përshkallëzohet edhe në përplasje verbale.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga publiku, me komente që ndahen mes kritikave të forta dhe mbështetjes për njërin apo tjetrin banor.
Ndjekësit kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohen situata të tilla nga produksioni. Sipas rregullave të formatit, çdo akt me natyrë fizike konsiderohet i papranueshëm dhe zakonisht shoqërohet me masa ndëshkuese, shpesh përmes të ashtuquajturit “zarf i zi”.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar apo një vendim të dukshëm lidhur me këtë incident, çka ka shtuar pakënaqësitë te publiku. Shumë komentues e krahasojnë këtë rast me situata të mëparshme, ku banorë të tjerë janë penalizuar edhe për sjellje më pak të rënda.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë dhe nëse do të ketë masa konkrete për këtë ngjarje që po bën bujë në rrjet.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje