
Një surprizë nga ajri u bë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” për DJ Gimbon, kur një dron fluturoi mbi ambientet e lojës me një mesazh që lexonte: “Forca King”. Banorët filluan të spekulojnë se kush mund ta kishte dërguar, ndërsa Gimbo vetë aludoi se mund të ishte miku i tij i ngushtë, Gjesti.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se Gjesti nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë surprizë. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim për 30 ditë, i vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe dyshohet për tri vepra penale: kanosje, asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve.
Sipas informacioneve të fundit, Gjesti ka pasur më parë një konflikt me pronarin e kompanisë muzikore “Onima”, Erkand Shabanin, por ky incident nuk ka lidhje me mesazhin që u shfaq për DJ Gimbon brenda shtëpisë.
Publiku dhe banorët e shtëpisë janë përballur me një situatë të paparashikuar, ndërsa rrethin e spekulimeve ka ndihmuar pikërisht mungesa e informacionit zyrtar mbi origjinën e mesazhit.
Lini një Përgjigje