TAGS-AT E JAVËS

Showbiz17 Mars 2026, 14:36

Rogerti akuza direkte Ledion Liços: Ti ke të preferuar Brikenën! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rogerti akuza direkte Ledion Liços: Ti ke të preferuar

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, duke kaluar përtej marrëdhënieve mes banorëve dhe duke përfshirë edhe moderatorin e programit.

Gjatë ditës së sotme, Rogert Sterkaj surprizoi ndjekësit me një deklaratë të drejtpërdrejtë, ku akuzoi Ledion Liçon se po mban anësi në lojë. Sipas tij, Ledioni ka një të preferuar mes konkurrentëve, dhe është Brikena.

Rogerti e shpjegoi këtë duke vërejtur sjelljet dhe tonalitetin e zërit të moderatorit gjatë komunikimit me banorët:

“Ledion, ti ke favorit vetëm Brikenën. Dhe është gjë e mirë sepse të gjithë e kemi Brikenën. Jam lexues i gjuhës, tonalitetit të zërit. Unë i di ato gjëra,” tha ai me shumë vetëbesim.

Ndërkohë që deklarata u prit me habi nga banorët e tjerë, Rogerti theksoi se ky vëzhgim nuk është diçka negative, por një mënyrë për të nxjerrë në pah detajet e lojës që shpesh mbeten të pazbuluara për publikun.

rogerti ledion lico akuza

Lini një Përgjigje