Showbiz28 Mars 2023, 11:20

Nuk mbyllën BBV edhe pas sulmit të Top Channel, Ermiona reagon ndaj Sara dhe Lori Hoxhës: Mos i hëngshi paratë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk mbyllën BBV edhe pas sulmit të Top Channel, Ermiona reagon ndaj

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër përmes një story në Instagram për mbylljen e këtij emisioni, duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë.

Në një video të hedhur në story-n e saj shihen banorët tjerë brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat me kallash kur ndodhi vrasja e rojës dje në oborrin e ‘Top Channel’, ngjarje kjo për të cilën po hetohet.

Me këtë rast këngëtarja ka reaguar ashpër duke i quajtur drejtueset e këtij programi, Sara dhe Lori Hoxhën ‘të pangopura’.

“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar artistja.

Kujtojmë se një person i moshës 60 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Tiranë. Ai ishte roje e objektit të medias “Top Channel”.

 

Nuk mbyllën BBV edhe pas sulmit të Top Channel, Ermiona reagon ndaj

ermiona lekbello lori dhe sara hoxha te pangopura