TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Janar 2025, 14:48

“Nuk merrja dot frymë”, Egli Tako: Shkova tek psikiatrja dhe më dha ilaçe

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk merrja dot frymë”, Egli Tako: Shkova tek psikiatrja dhe

Egli Tako dhe Valbona Mhilli kanë treguar lidhur me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar. Egli u shpreh se ka marrë ilaçe për të kaluar gjendjen e saj, edhe pse në fillim ka patur frikë që t’i marrë.

Egli tregoi se si ka marrë psikologen e saj dhe i ka thënë “po vdes, nuk marr dot më frymë”. Gjithashtu ka rrëfyer edhe një udhëtim në Greqi ku e ka kapur atak paniku dhe kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës së saj.

“Bëra në fillim konsultë terapie me psikologe se edhe unë nuk doja mjekime. S’ka shanse-thoja mjekime. Edhe shkova te psikologia, keq, rëndë, e kuptoja që nuk isha për psikologe. Mbaj mend, me merrte në telefon dhe më thoshte ‘më merr kur të duash në telefon’. Mbaj mend një ditë isha shtrirë në krevat dhe e marr në telefon. Nuk isha te mami atëherë, isha vetëm në shtëpi. I them ‘po vdes, nuk marr dot më frymë, jam shumë e lodhur, nuk dua më të jetoj’.

Më thotë ‘të lutem hap derën, merr tualetet, bëj diçka me zor, edhe dil’. I thashë ‘nuk kam fuqi të ul bravën, ça po thua’?

Kur kam shkuar në Greqi kam kaluar tmerr, 3 ditët më të zeza të jetës sime. E kam thënë se kur të shkoj në Shqipëri do të marr mjekim ose mos më lini vetëm.

Sa erdha në Tiranë kam shkuar te mjekja e familjes dhe më drejtoi te një psikiatër. Mora ilaçet dhe s’doja t’i pija. Kur mora ilaçet kisha frikë, e kisha bindur veten se do të shikoja halucinacione. Kur i piva më filloi zemra, mendova ‘tani u çmenda’.

Ama ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë”, ka rrëfyer Egli.

egli tako psikiatre

Lini një Përgjigje