
Sa dinjitet i ka mbetur gazetarit sot në Shqipëri? Kush mund të quhet gazetar sot dhe pse paguhen më shumë vajzat se*ksi të ekranit se një gazetare e mirëfilltë që shëtit në mbarë Shqipërinë, në kërkim të lajmit? Milaim Zeka indinjohet në PPP:
Milaim Zeka: A e kupton ti çfarë m*tsihane i servirim ne publikut?! Ne e kemi obligim me dit çfarë me i qit në pjatë publikut. Nëse përnatë ti i jep debate, debate, debate, ia ke neverit këtij populli. Dhe më interesante është për qytetarin e Shqipërisë e të Kosovës se çfarë mendon një qytetar i thjeshtë se me i sjell ministër pas ministri. E dyta, a e kuptoni që pjesa më e diskriminuar dhe e poshtëruar janë 92% e gazetarëve?! A e kupton që një gazetare, një ndër më të mirat në Shqipëri, e kronikës së zezë, që ka 32 vjet që ka vrapu nëpër Shqipëri dhe del njëra atje që ka tregu 3 herë ci*cat dhe merr 5-fishin e kësaj gazetareje. E kupton ti këtë? Çfarë është të bësh karrierë me by*thë e me cica e çfarë është të bësh karrierë me tru. Edhe unë këto fenomene luftoj. Edhe në panelin tim.
Anja: Nuk po i do më njeri këto me tru Milaim
Milaim Zeka: Qysh more, nuk po i don?!
Anja: Po nuk po i do njeri, po duan më shumë ato me ci*ca, me by*thë (vër piip)
Milaim Zeka: Vër në daç "pip", në daç "rrip". E para, kam filluar emisionin "Zona Zero" dhe kur e nisa kam thënë "po e filloj jo për klikime, por për shikime"
(min.16:05 deri 17:51)
Lini një Përgjigje