
Intervista që Elsa Lila dha për ‘Mirëmbrëma Yje”, ku u tregua shumë e indinjuar me ish-nxënësen e saj Albina Kelmendi, u komentua shumë në rrjet.
Këngëtarja tha se ‘Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë’, se ish-nxënësja i ka ‘vjedhur votat në Festialin e RTSH’ dhe se ajo ka shumë avokatë në familje dhe kur do, drejtësia funksionon në këtë vend. Në një nga komentet në podcastin e Gridës shkruhet:
“Elsa tek Grida ishe shumë më e qetë. Në fakt jo çdo ditë jemi me humor të mirë, plus që, nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, je munduar të vetëkorigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme që në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë reagime të tuat. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar”.
E pas këtij komenti Elsa nuk ka nguruar fare që fajin për agresivitetin e saj t’ia hedhë drejtpërdrejtë Arbana Osmanit:
“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë.”
Por, për ata që e njohin Elsën nga afër, shpërthimet e kësaj artisteje të madhe nuk janë të rralla, madje jemi befasuar që u shfaq aq e qetë në podcastin e Gridës…./Pamfleti

Lini një Përgjigje