Showbiz15 Mars 2023, 10:30

Olta e vendosur të ndajë Kiarën nga Luizi, quan dhunë një gjest të këngëtarit

Shkruar nga Pamfleti

Olta e vendosur të ndajë Kiarën nga Luizi, quan dhunë

Olta duket se është e vendosur të ndërhyjë deri në fund mes çiftit Luiz dhe Kiara. Kësaj radhe është përpjekur të bëjë mbrojtësen e Kiarës, edhe kur kjo nuk ia kërkon, përkundrazi i thotë të qëndrojë sa më larg saj dhe të dashurit të saj.Gjatë “Prime-t” të mbrëmshëm (14 mars), Olta i mëshoi faktit se këngëtari e ka gjuajtur moderatoren.

Bëhet fjalë për fragmentin kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri.

Në atë moment Luizi kthehet nga ajo dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.

Por kjo situatë është “ekzagjeruar” nga Olta, e cila pas “Prime-t” ka akuzuar Luizin për dhunë.

Teksa ndodheshin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente:

Luizi: Ku i gjuajta?

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.

Olta: Ti i the ‘pusho’ për komentin që bëri dhe ai tha ‘pusho, më lër rehat’.

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.

Kiara: Ky është i dashuri im.

Olta: Nuk më intereson fare. Të duket gjest normal?

Luizi: Nuk e kam gjuajtur.

Olta: I ke gjuajtur.

Luizi: OK ti thua i kam gjuajtur, unë them nuk i kam gjuajtur, e mbyllim muhabetin?

 

olta luizi dhe kiara