TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Mars 2023, 18:32

‘Fansat’ kanë një surprizë për dyshen Luiz-Olta, ja si reagojnë banorët

Shkruar nga Pamfleti

‘Fansat’ kanë një surprizë për dyshen Luiz-Olta,

I kemi parë në të njëjtën bluze për 2 ditë, në një krevat e tani ishte radha t’i shihnim në një dron. Sot, ndjekësit e ‘Big Brother VIP Albania’ dërguan një dron që kishte foton e Luizit dhe Oltës, dy ‘rivalëve’ të shtëpisë.

Ishte Olta ajo e cila pa dronin në qiell e nuk u përmbajt dot. Ajo bërtiste në shtëpi për dronin që kishte ardhur, madje ia bëri të ditur edhe Luizit. Ky i fundit, nuk u impresionua shumë por vijoi të konsumonte ushqimin. Sipas Luizit, Olta po përfiton shumë duke qëndruar pranë tij. Madje në fund, me ironi i tha se nëse do drona të tjerë, duhet të qëndrojë me të.

Pjesë nga biseda:

Olta: O Luiz, jemi ne të dy!

Luizi: E shfrytëzoi bluzën Olta me dal në dron. Nuk i besohet, shihe Oltën. Hajde, ke qejf me dal në dron, hajde më rri afër mu. Olta, kush më rri afër mua vetëm të mira ka.

Olta: Mbase e kanë sjellë dronin që ishte afër meje, apo jo, nuk funksionon ashtu.

Luizi: Trafikun ajror ti e di se kush e kontrollon.

https://www.tiktok.com/@fansat..e..luizit..2023/video/7210111271969279278?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=javanews.al%2Fvideo-ndodhi-edhe-kjo-fansat-kane-nje-surprize-per-dyshen-luiz-olta-ja-si-reagojne-banoret%2F&referer_video_id=7210111271969279278

Lini një Përgjigje