
Teksa bisedonte me banorët, aktorja ka rrëfyer se para se të hynte në “BB VIP 2”, ajo ka humbur fëmijën e saj. E përlotur, Olta zbuloi se kishte qenë katër javëshe shtatzënë dhe këtë gjë nuk ia kishte treguar askujt, por e ka vuajtur përbrenda.
Sipas saj, partnerit i kishte thënë se ishte keqkuptuar teksa shtoi se kjo ngjarje ishte si shenjë për të që të futej në spektakël sepse nëse nuk do e kishte humbur fëmijën, aktorja u shpreh se sot do të ishte shtatzënë:
Para se të hyja këtu tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha shumë e vogël, 4 javëshe. Asnjë nuk e di, Dori e dinte ose, ose. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze. E bëra dhe pak kështu, sepse nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu. Ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte. I thashë vetes nëse e humb fëmijën do hy në shtëpinë e BBV. Kam qenë deri në hotel: nuk vij, do dal do iki. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë “ok” kjo është një shenjë. Por e humba”, tha Olta.
Lini një Përgjigje