
Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve të saj tipike të drejtpërdrejta dhe spontane.
Ky rrugëtim i saj si opinioniste e këtij shoë u shoqërua me shumë zëra, që e kritikonin dhe vlerësonin për qëndrimet e saj natë pas nate në prime. Ndërsa shpesh është kryqëzuar në rrjet pasi, jepte opinione të ashpra ndaj disa prej banorëve të dashur për publikun.
Duke iu është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve të saj në Instagram, Zhaklina ka zbuluar një detaj për pjesëmarrjen ose jo në “Big Brother VIP”, qoftë si opinioniste apo banore.
E pyetur nëse do të marrë pjesë në edicionin e tretë të këtij formati, ajo është përgjigjur se “nuk e di ende” një përgjigje të saktë.

Kujtojmë se rrugëtimi i Zhaklinës si opinioniste këtë vit nuk ka qenë aspak i qetë, ajo është përballur me sulme dhe kërcënime të shumta në rrjet dhe të drejtpërdrejta. Ndoshta është kjo edhe arsyeja e hezitimit të saj për të marrë pjesë sërish në “Big Brother Vip 3”.
Ndërkohë kujtojmë se në një intervistë për TAR pas mbarimit të Big Brother VIP 2, opinionistja u shpreh se kjo “ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht”.
“Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh.”, është shprehur Lekatari.
Lini një Përgjigje