
Irani paralajmëroi sot për mundësinë e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.
“Për sa kohë që Amerika mbështet krimet e regjimit zionist dhe vazhdimin e luftës, ekziston mundësia e një shpërthimi të pakontrolluar të konfliktit në rajon”, tha ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian gjatë një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Reagimi vjen pasi SHBA të premten, vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.
Legjislacioni, i cili mori 13 vota pro, një kundër (SHBA) dhe një abstenim (MB) u hartua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas thirrjes së paprecedentë të Antonio Guterres ndaj nenit 99 të Kartës së OKB-së, i cili e lejon atë të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit për një çështje e cila mund të rrezikojë ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare.
"Përdorimi i nenit 99 është një veprim i guximshëm nga ana juaj për të ruajtur paqen dhe mbështetet nga opinioni publik botëror," i tha Amir-Abdollahian, Guterres.
Për ministrin iranian, pretendimi i izraelitëve se Hamasi është ai që shkeli armëpushimin që përfundoi më 1 dhjetor, është krejtësisht i rremë.
Lini një Përgjigje