
Ylli mori një letër tronditëse nga ish-bashkëshortja e tij, letër e cila u lexua gjatë spektaklit të së hënës në “Ferma VIP”. Ajo, përmes letrës, akuzoi Yllin se ka pëlqim për meshkujt, pretendim i mohuar kategorikisht nga modeli.
Arnold Krasniqi, familjar i Yllit në një lidhje të drejpërdrejtë me “Ferma Club” mendon se ish-partnerja e ka dërguar këtë letër për shkak të xhelozisë. Ai gjithashtu mohoi pretendimin e ish-partneres dhe tha se aq sa e ka njohur ai, Ylli nuk ka pëlqim për burra.
“Me sa u informova nga Ylli, ata janë të ndarë. Kjo punë është bërë trend. Kur ndahesh me një femër mundohet të të degjenerojë. Nuk kam koment më shumë. Ylli më ka thënë se janë të ndarë. Më ka treguar për disa probleme dhe më ka thënë që nuk ka funksionuar. Mendoj që e ka shtyrë edhe xhelozia të dërgojë ato lloj mesazhesh”, tha ai.

Lini një Përgjigje