
Një ish-konkurrent në "Big Brother Spain" është dënuar me 15 muaj burg për sulm seksual. José María López sulmoi një pjesëmarrëse femër në shfaqjen televizive realiste në vitin 2017, gjatë një feste plot me alkool, por pamjet nuk u transmetuan kurrë dhe López u përjashtua nga shfaqja pas sulmit seksual.
Gjykatësi tha se Lopez ishte "i shtyrë nga një impuls epshor" dhe e dinte se viktima ishte "e hutuar dhe e dehur". Viktima e denoncoi ngjarjen në polici në vitin 2018. Gjyqi do të fillonte në shkurt të vitit 2022, por u shty sepse e dhunuara nuk ishte në gjendje të dëshmonte.
Gjykatësi tha se López i hoqi pantallonat viktimës dhe pastaj kryen marrëdhënie nën jorgan. Në një moment, viktima tha "nuk mundem", ndërsa lëvizjet e të pandehurit vazhduan për disa minuta, derisa fytyra dhe krahu dolën nga jorgani dhe aty u zbulua gjendja e saj e pavetëdijshme. Në këtë moment ndërhyri stafi. López tha se ai nuk e kishte kuptuar se viktima ishte pa ndjenja. Por gjykatësi i mëshoi faktit se viktima ishte "lodër seksi" për abuzuesin. Të nesërmen në mëngjes, producentët i treguan viktimës videon e sulmit në dhomën e rrëfimeve.
Pavarësisht se López është dënuar me 15 muaj heqje lirie, është e paqartë nëse ai do të kalojë kohë në burg. Sipas ligjit spanjoll, njerëzit që marrin një dënim më pak se dy vjet dhe nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë, jo domosdoshmërisht duhet të vuajnë dënimin pas hekurave të qelisë.
Gjykatësi vendosi gjithashtu një urdhër ndalimi 4-vjeçar për López, kohë gjatë së cilës ai nuk lejohet të kontaktojë viktimën, e gjithashtu ai u urdhërua t'i paguante asaj 6,000 € (5,298 £) si kompensim. Gjithashtu kompania spanjolle e produksionit duhet të paguajë gjithashtu dëmshpërblim për "dëmin moral" të shkaktuar dhe mosdhënien e ndihmës ndaj viktimës.
Sulmi u bë publik vetëm dy vjet pasi ndodhi, vetëm kur një faqe interneti spanjolle e lajmeve, ‘El Confidencial’, publikoi pamjet e momentit kur prodhuesit i treguan viktimës videon e sulmit.
MOMENTI KUR VIKTIMËS IU TREGUA VIDEOJA:
Viktima: A do ta shohin njerëzit këtë?
*Zëri premton se imazhet nuk do të shfaqen apo shpërndahen në asnjë mënyrë.
Viktima: Ku është ai?
Zëri: José María është përjashtuar përfundimisht.
Viktima: Pra, nuk mund të bisedoj me të, apo jo?
Zëri: Jo. Ne duam që ju të dini se produksioni nuk i pranon këto lloj sjelljeje. Duam të dini se keni mbështetjen tonë të plotë, psikologjike dhe familjare.
Viktima: Nuk dua të flas me psikolog, dua të flas me miqtë e mi atje (në shtëpinë e Big Brother). Dhe kam nevojë që të më sigurosh që kjo nuk do të transmetohet sepse padyshim që unë do të flas për të gjitha këto.
*Zëri refuzon kërkesën e saj për të parë shoqet
Ajo lutet që ta nxjerrin nga dhoma e rrëfimit, por dera hapet vetëm kur një producent ekzekutiv dhe një psikolog hyjnë për ta larguar nga shtëpia dhe e çojnë në një hotel aty pranë./BBC
Lini një Përgjigje