TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Korrik 2025, 15:13

Përqafimi ‘jashtë martesor’ në koncertin e Coldplay, nisin teoritë konspirative: vartësja i ngriti kurthin çiftit

Shkruar nga Pamfleti

Përqafimi ‘jashtë martesor’ në koncertin e Coldplay,

Skandali i lidhjes jashtëmartesore të zbuluar gjatë një koncerti të Coldplay vazhdon të bëjë bujë, por këtë herë në fokus nuk janë vetëm dy protagonistët e aferës — Andy Byron dhe Kristin Cabot — por edhe një figurë tjetër që qëndronte pranë tyre në atë moment viral: Alyssa Stoddard.

Në pamjet e regjistruara nga “kamera e puthjes”, shfaqet përqafimi intim mes Byron dhe Cabot, ndërsa përkrah tyre shihet Alyssa me një buzëqeshje të ngrirë dhe të sikletshme, e cila dukshëm përpiqet të ruajë qetësinë në një situatë të ngarkuar emocionalisht.

Alyssa nuk ishte thjesht një e pranishme rastësore. Ajo është pjesë e stafit të burimeve njerëzore në kompaninë Astronomer dhe ka mbajtur rolin e drejtoreshës së lartë të HR që nga janari 2025. Por rritja e saj në karrierë është bërë edhe më e dukshme kohët e fundit: vetëm pak ditë më parë ajo është emëruar si zëvendëspresidente e burimeve njerëzore — një pozicion që e vendos pikërisht nën varësinë e Kristin Cabot, protagonistes së skandalit.

Ky fakt ka ndezur edhe më shumë reagimet në rrjetet sociale, ku shumë e akuzojnë Alyssa se ka qenë në dijeni të aferës dhe e ka mbuluar atë me heshtjen e saj.

“E promovuar nga vetë Kristin, ndërkohë që ishte aty kur ndodhte gjithçka. Ironike, apo e planifikuar?” – shkruan një komentues. Të tjerë theksojnë se e vetmja që s’kishte dijeni për gjithçka ishte bashkëshortja e Byron, e cila menjëherë pas videos ka hequr mbiemrin e tij nga rrjetet sociale.

Ndërsa teoria që po bën ‘namin në rrjet’ është se Alyssa mund të jetë organizatorja e skandalit, duke kërkuar që çifti të filmohen. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë do zinte vendin e shefes së saj në kompani. Ju si mendoni?

alyssa stoddard perqafimi teori konspirative

Lini një Përgjigje