TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Maj 2024, 13:03

“Posterin tim e nxori Xhensila”, menaxheri i këngëtares i kthen përgjigje Robert Berishës: Ai na tha se do dilte në datën 8 (FOTO)

Shkruar nga Pamfleti

“Posterin tim e nxori Xhensila”, menaxheri i këngëtares i

Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me qëllim një poster ku të dy do performonin bashkë.

Ndër të tjera ai u shpreh se këtë e ka bërë për Besin.

“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh artisti në Sol të Klan Kosovës, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, menaxheri i Xhensilës reagoi ndaj Robertit duke publikuar një voice, të cilin siç thotë ai, ia ka dërguar vet Roberti 1 orë para se të futej në Fermë dhe i kanë thënë organizatorit që do të dalë me datën 8.

“Data është mbyll nga vet Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra të tjera për arsye të daljes”, ka shkruar ai.

Në postimin tjetër ai theksoi se rrjetet sociale të Xhensilës menaxhohen nga ai dhe stafi i tij dhe se artistja nuk merret as me data, as me artistët që janë të ftuar në koncertet e saj.

“Posterin tim e nxori Xhensila”, menaxheri i këngëtares i “Posterin tim e nxori Xhensila”, menaxheri i këngëtares i

menaxheri xhensila myrtezaj robert berisha pergjigje

Lini një Përgjigje