TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Shtator 2025, 14:07

Pretenca për P.Diddy, prokurorët kërkojnë 11 vite burg dhe 500 mijë dollarë gjobë për reperin

Shkruar nga Pamfleti

Pretenca për P.Diddy, prokurorët kërkojnë 11 vite burg dhe

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Sean “Diddy” Combs të dënohet me 11 vite burg dhe një gjobë prej 500 mijë dollarësh për akuzat e lidhura me prostitucionin.

Kërkesa u paraqit të martën, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet të premten në Gjykatën Federale të Manhattanit nga gjyqtari Arun Subramanian.

Diddy, 55 vjeç, u shpall fajtor nga një juri më 2 korrik për transport të meshkujve përtej kufijve të shtetit, për t’i përfshirë në shfaqje seksuale të nxitura nga droga. Në këto festa, sipas akuzës, ai shikonte dhe filmonte ngjarjet.

Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe shantazhit – akuza që mund t’i kishin sjellë dënim me burgim të përjetshëm.

Avokatët e tij kanë kërkuar një dënim shumë më të butë, prej vetëm 14 muajsh, duke theksuar se nuk ka prova të detyrimit të grave që kanë dëshmuar kundër tij. Ata insistojnë se dëshmitë për dhunë ndaj ish-partnereve nuk duhet të merren parasysh, pasi për këto akuza Diddy u shpall i pafajshëm.

Nëse gjykata pranon argumentet e mbrojtjes, Combs mund të lirohet para fundit të vitit, duke qenë se i llogaritet një vit i kaluar në paraburgim në Qendrën Metropolitane të Bruklinit.

Para skandalit, Sean “Diddy” Combs njihej për karrierën e tij të suksesshme në industrinë muzikore, si themelues i Bad Boy Records dhe si një nga figurat më me ndikim të hip-hop-it. Por vendimi i së premtes pritet të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tij personale, por edhe trashëgiminë e një prej emrave më të njohur të muzikës amerikane.

p.diddy pretenca 11 vite burg

Lini një Përgjigje