TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Dhjetor 2024, 10:51

Priste fëmijë me Machine Gun Kelly, Megan Fox i jep fund lidhjes me muzikantin

Shkruar nga Pamfleti

Priste fëmijë me Machine Gun Kelly, Megan Fox i jep fund lidhjes me

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ndarë vetëm disa muaj pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj.

Burimet thonë për TMZ se Megan dhe MGK i dhanë fund lidhjes gjatë Ditës së Falenderimeve ndërsa ishin bashkë në Vail, Kolorado.

Thuhet se Megan gjeti material në telefonin e MGK-së që ishte shqetësues. MGK u largua herët nga udhëtimi dhe që atëherë, ish-çifti nuk është parë më dhe ata nuk janë bashkë në këtë moment.

Ndarja është paksa e komplikuar pasi Megan është shtatzënë me foshnjën e MGK dhe pritet të lindë në mars.

 

megan fox machine gun kelly

Lini një Përgjigje