TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Nëntor 2025, 15:38

Probleme me ‘Cloudflare’, bien faqet kryesore të internetit në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Probleme me ‘Cloudflare’, bien faqet kryesore të internetit

Prej disa orësh, një pjesë e portaleve dhe faqeve kryesore në Shqipëri janë jashtë funksionit dhe nuk mund të aksesohen nga përdoruesit. Sipas raportimeve, problem lidhet me një ndërprerje në shërbimin ‘Cloudflare’, platformë që siguron mbrojtje, shpejtësi dhe stabilitet për faqet e internetit. Cloudflare përdoret veçanërisht për mbrojtje nga sulmet që synojnë mbingarkimin e serverëve për t’i nxjerrë ata jashtë shërbimit.

Si pasojë e rënies së tij, disa media online, aplikacione dhe faqe e-commerce nuk happen, duke shfaqur mesazhe ‘Error’, sa herë që përdoruesit tentojnë të futen nëpër linqe.

“Cloudflare është në dijeni dhe po heton një problem që potencialisht ndikon te shumë klientë”, është përditësimi i shkruar nga kompania.

Gjithsesi, moti i keq dhe përmbytjet e pengojnë edhe më shumë punën për përmirësimin e situatës.

cloudflare bie faqja

Lini një Përgjigje