TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2025, 14:32

Rikthehen vëllezërit Veshaj, shumë shpejt filmi ‘Treshat’

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen vëllezërit Veshaj, shumë shpejt filmi

Vëllezërit Veshaj ‘humbën’ për pak kohë nga ekrani, që nga dalja e Romeos nga Big Brother-i. Por mesa duket dy binjakët do rikthehen në ekran dhe kësaj radhe si aktorë, jo si moderatorë.

Burime për ‘Pamfleti’ konfirmojnë se shumë shpejt Donaldi dhe Romeo do të jenë protagonistë të filmit ‘Treshat’. Natyrshëm që titulli të bën të mendosh që pjesë e kastit do të jetë edhe Bora Zemani. Moderatorja do luajë krah vëllezërve, njësoj siç moderoi ‘Treshat’ në një tjetër ekran.

Producent i filmit do të jetë Ledion Liço dhe vendi i xhirimit do të jetë diku afër shtëpisë së Big Brother, por nuk do ishte çudi që të ishte edhe brenda ambienteve të famshme.

Nuk dihet nëse vëllezërit do e lenë me kaq bashkëpunimin me median e famshme, apo filmi do jetë vetëm ‘sipari’ i bashkëpunimeve të radhës. /Pamfleti

treshat film

Lini një Përgjigje