Një video e re e publikuar nga Netflix ka rikthyer menjëherë emocionet rreth “La Casa del Papel”, duke ngritur dyshime për një vazhdim të mundshëm të serialit ikonë.
Me mesazhin “Revolucioni nuk përfundon kurrë”, teaser-i sjell pamje nga grabitjet më të famshme që e kthyen Profesorin dhe ekipin e tij në një fenomen global.
Pamjet kanë mjaftuar për të ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat po aludojnë se platforma mund të jetë duke përgatitur një rikthim surprizë të historisë origjinale.
Ndërkohë, Netflix ka konfirmuar projektin e ri “Berlín y la dama del armiño”, i cili do të publikohet më 15 maj 2026. Këtë herë, vëmendja do të përqendrohet te Berlini dhe një grabitje e re spektakolare në Sevilje të Spanjës.
Edhe pse ende mungon një konfirmim zyrtar për vazhdimin e “La Casa del Papel”, fansat besojnë se surprizat më të mëdha mund të zbulohen pikërisht gjatë premierës së serialit të ri.
Lini një Përgjigje