TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Korrik 2023, 11:16

Ronela Hajati ‘kunjos’ kolegët, por nuk flet me emra konkretë

Shkruar nga Pamfleti

Ronela Hajati ‘kunjos’ kolegët, por nuk flet me emra

Me siguri edhe ju e keni vënë re se disa këngëtarë kur promovojnë projektet e tyre të reja muzikore shkruajnë se do jetë "hiti verës" ose "kënga më e suksesshme".

Këtë e ka vënë re sigurisht edhe Ronela Hajati, dhe le të themi se nuk i pëlqejnë edhe shumë këta kolegë.

Madje, nuk ka ngurruar t'i ironizojë edhe në mediat sociale. Në një status në Instagram ajo shkruan: "Këta këngëtarët që për çdo këngë të vetën thonë "Me këtë këngë vuloset vera" janë më të suksesshmit!".

Nela nuk ka preferuar të flasë me emra konkretë, por ka ecur me parimin ‘Kujt t’i djegë, le ta mbajë’.

Ronela Hajati ‘kunjos’ kolegët, por nuk flet me emra

ronela hajati kunja koleget

Lini një Përgjigje