TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Qershor 2025, 14:41

Sara dhe DJ PM janë ndarë? Einxhel Shkira hedh poshtë aludimet

Shkruar nga Pamfleti

Sara dhe DJ PM janë ndarë? Einxhel Shkira hedh poshtë aludimet

Pas ditëlindjes së DJ PM, mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, ndezi dyshime në rrjete sociale mbi një ndarje të mundshme. Ndjekësit nisën të spekulonin për një krizë në marrëdhënien e tyre, veçanërisht pasi asnjëri prej tyre nuk postoi asgjë që lidhej me festën apo njëri-tjetrin. Por duket se gjërat janë ndryshe nga sa mendohej.

E vërteta është zbuluar nga një koment i Einxhel Shkirës në një foto të postuar së fundmi nga Sara.

“Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!” – shkroi Einxhel, duke lënë të kuptohet se Sara dhe PM ndodhen së bashku në pushime, por asnjëri prej tyre nuk ka ndarë foto së bashku.

Mesa duket, çifti ka zgjedhur heshtjen dhe qetësinë larg syve të publikut, duke shijuar kohën e tyre pa zhurmën e rrjeteve sociale.

Ose, mund të jetë një mënyrë e mirë për të rikthyer sytë e publikut nga çifti, meqë është ‘shumë në modë’ kjo ndarja ‘për publicitet’.

Sara dhe DJ PM janë ndarë? Einxhel Shkira hedh poshtë aludimet

sara berisha dj pm

Lini një Përgjigje