Ish-fituesja e Big Brother VIP dhe balerina e njohur Selin Bollati ka nisur një projekt të ri në rrjetet sociale, duke publikuar vlogun e saj të parë në kanalin zyrtar në YouTube.
Videoja e titulluar “#01 Hey YouTube, it’s Selin !!! | DJ BTS” i çon ndjekësit prapa skenave të projektit të saj më të fundit me DJ Gimbo, ku ajo shfaqet si protagoniste kryesore në videoklipin e remix-it të këngës “DJ”.
Në vlog, Selin dokumenton procesin e xhirimeve dhe momentet gjatë punës në sheshxhirim, duke treguar detaje nga përgatitjet dhe energjia e projektit.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është dinamika dhe afërsia mes saj dhe DJ Gimbo, të cilët shfaqen të qeshur, energjikë dhe në sinkron të plotë gjatë gjithë xhirimeve.
Kjo “kimi” mes tyre ka nxitur menjëherë reagime pozitive në rrjet, me ndjekës që kanë komentuar për harmoninë dhe natyrshmërinë e dyshes në ekran.
Vlogu është pritur mirë nga fansat, duke zbuluar një anë më personale dhe prapaskenat e projektit që nuk u panë në videoklipin final.
Lini një Përgjigje